Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Si të shqiptohet GNU-ja

Emri “GNU” është një akronim ripërsëritës për “GNU’s Not Unix!”; shqiptohet si një rrokje, me një g, si “gru” por me shkronjën n në vend të r-së.

Ky është një incizim i Richard Stallman-it duke thënë “GNU” dhe një tjetër me një shpjegim të shkurtër se si iu vu emri GNU:

Si të thuhet “GNU”:

Si Iu Vu Emri GNU:

Ndërthurja e GNU-së dhe Linux-it është sistemi operativ GNU/Linux, tashmë i përdorur nga miliona vetë dhe ndonjëherë i quajtur në mënyrë të pasaktë “Linux”.

Për informacion më të hollësishëm dhe historik të Sistemit Operativ GNU, vizitoni gnu.org/gnu/