Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Çmimi Software i Lirë për 1999-n

Për Çmimin Software i Lirë për 1999-n morëm plot propozime kandidatësh. Renditur sipas abc-së, ata janë:

Dëshirojmë t’ia japin këtë çmim një personi që ka dhënë kontribut të madh në shpënien përpara dhe zhvillimin e software-it të lirë (të lirë si në liri; shihni përkufizimin tonë të software-it të lirë), përmes veprimtarish që janë në përputhje me frymën e software-it të lirë.

Çfarëdo lloj veprimtarie do të ishte e propozueshme—shkrim software-i, shkrim dokumentimi, botim CD-sh, madje edhe gazetari—por cilado qoftë veprimtaria, donim të shprehnim mirënjohjen për kontribute qendrore dhe afatgjata në zhvillimin e botës së software-it të lirë. “Në përputhje me frymën” do të thotë, për shembull, që software-i, doracakët ose koleksione të tyre (në kasetë ose CD) duhet të jenë krejtësisht të lira. (E themi prapë, të lira si te liria; shihni filozofinë tonë rreth shitjes së software-eve të lirë. Veprat e bëra në rrugë komerciale janë të propozueshme, por ne duam t’u japim çmime individëve, jo kompanive.

Persona si Richard Stallman, Linus Torvalds, dhe Larry Wall, të cilët e kanë marrë tashmë këtë apo çmime të tjera për kontributin e tyre, nuk janë të propozueshëm për Çmimin Software i Lirë.

Anëtarë të komitetit të çmimeve janë Bruce Perens, Eric Raymond, Peter Salus, Richard Stallman, dhe Larry Wall.

Këtu keni një listë të çmimeve të dhëna vitet e shkuara.